Rruga e Porto Romanos/ Porosia që u kushtoi qytetarëve 4.5 milionë euro korrupsion
Përgjimet e reja të transkriptuara në dosjen e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku hedhin dritë në një tjetër aferë korruptive. Bëhet fjalë për ndërtimin e rrugës Porto Romano-Durrës, loti 3 vazhdim. Nga këqyrja e të dhënave të aktit të ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, ka rezultuar komunikimi i datës 24.08.2021, në aplikacionin “whatsapp”, ku në orën 13:49, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “KM më kërkoi të takoj Ram Gecin”. Pas këtij mesazhi, në orën 13:51, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhet në aplikacionin “Signal Private Messenger”, me tekst: “E kishte takuar sot. Të kaloj nga zyra se e takova para një ore në kantier, bëra një xhiro...
Burimi:
sot.com.al