“Rruga e florinjtë” po shembet”/ Berisha: Është e qartë se çfarë hajdutësh të shpërfytyruar janë këta, zonja Rama…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi sot lidhjet e ish-komandantit të Gardës, Gramoz Sako nëpërmjet vëllait të tij, me familjen e kryeministrit Edi Rama, në pallatin e ndërtuar për bashkëshorten e kreut të qeverisë, Linda Ramën, duke u shpërblyer me lotët e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, e cilësuar si “rruga e florinjtë” dhe që tani po shembet. Kreu i opozitës denoncoi koston marramendëse të këtij aksi, duke u shprehur se në kohën e PD-së ishte parashikuar me 73 mln euro, por tani edhe pse me letra thuhet për pak më shumë se 300 mln euro, e vërteta është se ka shkuar 450 mln euro. “Rruga Qukës-Qafë Plloçë, e filluar në vitin 2009, 43 km, e parashikuar për një shumë 73 mln dollarësh të Bankës Islamike, kjo...
Burimi:
sot.com.al