Rrogat e gjyqtarëve, Artan Hoxha tregon prapaskenat: Berisha në një mendje me Ramën, ku e ka hallin kryeministri

Rrogat e gjyqtarëve, Artan Hoxha tregon prapaskenat: Berisha në një mendje me Ramën, ku e ka hallin kryeministri

Debati për rrogat e gjyqtarëve tregoi se Sali Berisha ishte në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama. Kështu u shpreh gazetari Artan Hoxha, në një emision televiziv, duke sjellë në vëmendje deklaratën e kreut demokrat i cili pranoi se piramida e pagave është ekskluzivitet i qeverisë. Sipas tij vetë qeveria e ka përmbysur piramidën e pagave duke vendosur paga shumë më të larta për gjyqtarët e GJKKO-së dhe prokurorët e SPAK-ut sesa për kreun e shtetit. “Kur debati vjen te kjo pjesa e rrogës së gjyqtarëve këtu, e dëgjova me vëmendje sot dhe Berishën ishte pothuaj në një mendje me Ramën. Është ekskluzivitet tha i qeverisë kjo gjë. Piramidën e pagave e vendos qeveria, jo gjyqësori, por tha zoti Berisha është Rama dhe aty...