Rrjeti B40 në mbështetje të Veliajt: Mbajtja pa afat në qeli, prirje e rrezikshme për demokracinë e nje vendi

Rrjeti B40 në mbështetje të Veliajt: Mbajtja pa afat në qeli, prirje e rrezikshme për demokracinë e nje vendi

Kryetarët e bashkive anëtare të rrjetit të qyteteve të Ballkanit B40, përmes një letre të përbashkët, kanë shprehur shqetësimin për burgosjen e dy kryetarëve të bashkive, të Tiranës e Stambollit. Sipas tyre, mbajtja pa afat në qeli e Erion Velajt dhe Ekrem İmamoğlu përbën një prirje të rrezikshme për demokracinë e një vendi. “Është e qartë se ndalimi dhe procedurat gjyqësore që lidhen me kryetarin Ekrem İmamoğlu dhe kryetarin Erion Veliaj nuk përputhen me parimet dhe standardet e sanksionuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të artikuluara në raportin e tetorit 2025 të Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës”, thuhet në letrën e anëtarëve të rrjetit B40. /vizionplus.tv