“Rritje pagash për 720 efektivë policie”, Rama: Një inspektor në RENEA do të paguhet 1600 euro

“Rritje pagash për 720 efektivë policie”, Rama: Një inspektor në RENEA do të paguhet 1600 euro

Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të ketë rritje pagash për 720 efektivë të të Policisë së Shtetit. Gjatë podkastit “Flasim”, Rama shtoi se një inspektor në RENEA do të paguhet tanimë afro 1.600 euro, ndërsa një drejtues në këtë strukturë do të arrijë në afro 2.300 euro. “Rreth 720 efektivë të Policisë së Shtetit, ata që shërbejnë në vijën e parë të përballjes me rrezikun më të lartë, do të përfitojnë rritje të mëtejshme page. Forcat RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat e Posaçme Operacionale do të mbështeten ende më shumë për punën sfiduese dhe të vyer që bëjnë në shërbim të komuniteteve, në shërbim të atdheut tonë të përbashkët. Një inspektor në RENEA do të paguhet tanimë afro 1.600 euro, ndërsa një...