Rritje e sinkronizuar çmimesh, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar ndaj kompanive celulare

Rritje e sinkronizuar çmimesh, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar ndaj kompanive celulare

Rritje e sinkronizuar çmimesh, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar ndaj kompanive celulare Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim të thelluar ndaj dy kompanive të ofrimit të shërbimeve celulare në vend, Vodafone Albania dhe One Albania. Siç kishte paralajmëruar në muajin tetor, gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës gjatë fazës së hetimit paraprak të tregut ka gjetur elementë që mund të tregojnë sjellje anti-konkurruese nga dy operatorët celularë. Në argumentimin e vendimit, Autoriteti i Konkurrencës shprehet se tregu me pakicë i shërbimeve celulare në Shqipëri paraqitet si një duopol, ku dy operatorët në fjalë zotërojnë së bashku 100% të tregut. Kjo strukturë tregon një përqendrim të lartë tregu dhe një nivel të kufizuar konkurrence efektive, duke krijuar kushte të favorshme për...