Rritja e pensioneve, Rama: Kthesa ka nisur, ja si do funksionojnë skema dhe deri kur do të ketë mbështetje financiare

Rritja e pensioneve, Rama: Kthesa ka nisur, ja si do funksionojnë skema dhe deri kur do të ketë mbështetje financiare

Nga ky janar, pensionistët kanë nisur të marrin rritjen e premtuar nga qeveria. Këtë gjë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në podcast-in “Flasim”, teksa shpjegoi edhe skemën e mbështetjes financiare për moshën e tretë. Kryeministri tha se rritja ka nisur nga janari 2026, teksa shtoi se çdo janar kjo mbështetje do të dyfishohet, derisa rritja të shkoj në 5-fish në vitin 2030 dhe më pas do të ndalojë. “Ashtu siç u zotuam në fushatën e 83 mandateve dhe siç ngritëm 83 kartona të gjelbër në Kuvend pro rritjes graduale të pensioneve gjatë këtij mandati historik, tanimë e kemi nisur kthesën. Sipas kategorive përkatëse, pensionistët që prej këtij janari përfitojnë një rritje, që çdo janar do të dyfishohet. Pra janarin e ardhshëm do të...