Rritja e pagave për 720 efektivë policie, sa do të shkojë rroga e inspektorëve të RENEA-s
Kryeministri Edi Rama ka folur këtë të dielë në podcastin “Flasim” për rritjen e pagave për 720 efektivë policie, duke dhënë edhe detaje se deri në sa do të arrijë rroga mujore e një inspektori RENEA si dhe forcave operacionale. “Rreth 720 efektivë të Policisë së Shtetit, ata që shërbejnë në vijën e parë të përballjes me rrezikun më të lartë, do të përfitojnë rritje të mëtejshme page. Forcat RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat e Posaçme Operacionale do të mbështeten ende më shumë për punën sfiduese dhe të vyer që bëjnë në shërbim të komuniteteve, në shërbim të atdheut tonë të përbashkët. Një inspektor në RENEA do të paguhet tanimë afro 1.600 euro, ndërsa një drejtues në këtë strukturë do të arrijë në...
Burimi:
vizionplus.tv