Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar masa të reja për përmirësimin e trajtimit financiar të Forcave të Armatosura, gjatë një deklarate në podcast-in e tij “Flasim”. Ai bëri të ditur se në buxhetin e vitit 2026 është parashikuar një rritje prej afro 12% e fondeve për mbrojtjen, në përputhje me angazhimet ndaj NATO dhe synimin për të garantuar kushte më dinjitoze për ushtarakët shqiptarë. Sipas Ramës, përveç rritjes së pagave që ka hyrë në fuqi që nga janari, qeveria ka miratuar edhe mbulimin e kostove të transportit për çdo ushtarak aktiv. Ai theksoi se këto masa synojnë rritjen graduale të pagave dhe përfitimeve, me objektivin që deri në fund të mandatit paga e ushtarit bazë të rritet deri në 70%, duke arritur mesataren e vendeve të...