Rritja e çmimit të naftës, Rama premton lehtësim të barrës për qytetarët
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë për rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme. Në një konferencë për shtyp, Rama tha se do të krijohet faktori i ri i shtetit në tregun e naftës për të lehtësuar barrën e qytetarëve. Kreu i qeverisë foli edhe për ligjin e rezervave. “Një nga objektivat tona është krijimi i një faktori të ri në tregun e naftës. Faktori shtetëror, forcë publike, për të krijuar një kapacitet që të lehtësojë barrën mbi qytetarët, sikundër e lehtësoi konkurrenca që ne nxitëm duke ndryshuar qasjen për fluturimet ajrore. Shqipëria kishte aeroportin më të shtrenjtë; sot ka më të suksesshmin të Ballkanit, me një diferencë mbresëlënëse nga Beogradi. Sot nuk është më Beogradi...
Burimi:
ntv.al