Rritja e çmimit të naftës, Rama: Finalizojmë krijimin e faktorit shtetëror, për stabilizimin e tregut
Kryeministri Edi Rama u shpreh se do të finalizohet krijimi i një faktori shtetëror me impakt në tregun e brendshëm të naftës, me qëllim të stabilizimit të tregut. Në Podkastin “FLASIM”, ai shtoi se Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave ka ngritur një Task Forcë për parandalimin e çdo rritje abuzive të çmimit të karburanteve, por edhe për të studiuar edhe një ndikim mbi fenomenin abuzim të rritjes së çmimit të ushqimeve. “Jemi sot edhe për shkak të kushteve të kësaj krize të papritur, në momentin kur do finalizojmë krijimin e një faktori shtetëror, me impakt në tregun e brendshëm të naftës që do të luajë rolin e stabilizuesit të tregut që do ndikojnë në rritjen e transparencës së çmimit dhe do...
Burimi:
vizionplus.tv