Rritja e çmimit/ Tabaku: Rama e ka lënë tregun e karburanteve të zhvillohet si moçal

Rritja e çmimit/ Tabaku: Rama e ka lënë tregun e karburanteve të zhvillohet si moçal

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar për rritjen e çmimeve të karburanteve në Shqipëri, duke theksuar se kjo situatë nuk lidhet vetëm me zhvillimet ndërkombëtare, por me politikat e gabuara të qeverisë shqiptare. Tabaku u shpreh se konflikti në Gjirin Persik ka krijuar presion në tregjet globale të energjisë, por shumë vende në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor po marrin masa për të frenuar rritjen e çmimeve dhe për të mbrojtur qytetarët. Sipas saj, në Shqipëri situata është ndryshe, pasi çmimet rriten menjëherë sapo ka tensione ndërkombëtare, ndërkohë që qeveria nuk ndërhyn për të mbrojtur konsumatorët. “Pse rriten çmimet menjëherë të nesërmen e një konflikti botëror? Sepse kjo situatë është përgatitur prej vitesh. Qeveria shqiptare e ka lënë tregun e karburanteve të zhvillohet si një...