Rritja e çmimeve/ Bozdo: Qeveria pa masa, jemi më të papërfillurit në Europë

Rritja e çmimeve/ Bozdo: Qeveria pa masa, jemi më të papërfillurit në Europë

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka akuzuar qeverinë për mungesë reagimi ndaj rritjes së çmimeve, gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e organizuar nga PD përpara Kryeministrisë në Tiranë. Bozdo deklaroi se rritja e çmimeve, veçanërisht në javët e fundit, po ndjehet nga të gjithë qytetarët, ndërsa vendet e tjera të Europës dhe rajonit po ndërmarrin masa konkrete për të mbështetur ekonominë dhe familjet. “Sot e vuajmë të gjithë rritjen e çmimeve. Çdo ditë dëgjojmë se si qeveritë europiane miratojnë paketa ndihme për qytetarët e tyre. Ndërsa në Tiranë nuk ndodh asgjë, vetëm një tallje e madhe,” u shpreh ai. Deputeti demokrat kritikoi kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për mungesë vendimmarrjeje dhe masa konkrete. Sipas tij, qeveria nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje për...