Burimi:
vizionplus.tv

Foto © vizionplus.tv
Rrëzohet sërish kërkesa e PD, s’ka mbledhje të “mandateve” për Ballukun. Bardhi paralajmëron padi ndaj Peleshit
Kërkesa e Partisë Demokratike për të zhvilluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve lidhur më çështjen e zëvëndëskryeministres Belinda Balluku, u refuzua për herë të katërt nga mazhoranca. Në emër të anëtarësisë opozitare, Gazment Bardhi u shpreh se kërkesa e numrit dy të qeverisë për një afat tre javor për tu njohur me provat ka përfunduar dhe se tashmë nuk ka asnjë justifikim për të mos mbajtur mbledhjen. “Afati prej tre javësh është një alibi për t’iu fshehur drejtësisë jo kohë e nevojshme për të përgatitur mbrojtjen pasi mbrojtësit e Ballukut nuk kanë denjuar as të tërheqin materialet hetimore. Nuk i ka tërhequr edhe vetë e pandehura që kërkon kohë të përgatitej”, tha Bardhi. Për Kryetarin e Parlamentit Niko Peleshi, Bardhi paralajmëroi dhe një kallëzim penal....








