Rrëzimi i kërkesës së Ramës, vendimi i plotë i Kushtetuteses për Ballukun

Rrëzimi i kërkesës së Ramës, vendimi i plotë i Kushtetuteses për Ballukun

Gjykata Kushtetuese këtë të premte ka marrë vendimin dhe ka rrëzuar kërkesën e qeverisë e cila kundërshtoi vendimin e GJKKO dhe SPAK për pezullimin e zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Trupa e përbërë prej 8 anëtarësh e Gjykatës Kushtetueses ka votuar 4 me 4 duke lënë në fuqi pezullimin e Ballukut nga detyra. Në vendimin e zbardhur Gjykata thekson se sipas Kushtetutës sistemi qeverisës bazohet në parimin e shtetit të së drejtës, sipas të cilit edhe ministrat i nënshtrohen ligjit dhe mund të mbahen ligjërisht përgjegjës nëse e shkelin atë. Njoftimi i plotë: Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot më datën 06.02.2026, mori në shqyrtim çështjen me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë me objekt: zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së...