Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Berisha: Hitleri i pasluftës! Guximtarët përmbysën kultin e satanit

Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Berisha: Hitleri i pasluftës! Guximtarët përmbysën kultin e satanit

Kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, foli para mbështetësve në protestën e katërt kombëtare që po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke e cilësuar 20 shkurtin si një nga ditët më të shënuara në historinë e vendit. Në fjalën e tij, Berisha iu referua ngjarjeve të 20 shkurtit 1991, kur, sipas tij, dhjetëra mijëra qytetarë të mbledhur në Qytetin e Studentëve, në mbështetje të grevës së studentëve dhe nën thirrjet e artistes Rajmonda Bulku, marshuan drejt sheshit “Skënderbej”, i cili, sipas tij, ishte i rrethuar nga forca të armatosura.Lexo edhe :Related Posts Berisha deklaroi se rrëzimi i shtatores së ish-diktatorit komunist Enver Hoxha shënoi përmbysjen e regjimit që, sipas tij, për 46 vite kishte persekutuar, burgosur dhe ekzekutuar mijëra shqiptarë. Ai shtoi...