Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
‘Rrezikon të kthehet në lavatriçe financiare’, Tabaku denoncon ngritjen e Bankës Kombëtare të Zhvillimit: Do mbledhi…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kundërshtuar ngritjen e Bankës Kombëtare të Zhvillimit, duke e cilësuar atë si një projekt që rrezikon të kthehet në një tjetër lavatriçe financiare. Sipas Tabakut, në letër kjo bankë paraqitet si një nismë dashamirëse për zhvillimin e ekonomisë, por në realitet rrezikon të shndërrohet në një tjetër mekanizëm abuzimi me fondet publike, ashtu siç ndodhi më herët me inceneratorët, PPP-të dhe tenderat publikë. “Në letër, synimi i kësaj banke paraqitet gjithmonë dashamirës për ekonominë. Ashtu siç ishin “dashamirëse” edhe inceneratorët, PPP-të apo tenderat publikë që sot janë simbol i abuzimit dhe korrupsionit, ku paratë e shqiptarëve përfundojnë në duart e një grushti njerëzish. Në realitet, pas kësaj fasade zhvillimi, Banka e Zhvillimit rrezikon të kthehet në një tjetër...