“Rrezik për jetën”, eksperti ngre alarmin për rrugët e ndërtuara nga ministria e Ballukut: Janë ndërtuar pa studim,po..

“Rrezik për jetën”, eksperti ngre alarmin për rrugët e ndërtuara nga ministria e Ballukut: Janë ndërtuar pa studim,po..

Inxhinieri Romeo Nazarko shpjegoi sot në një emision televiziv edhe shkaqet përse ndodhi dëmtimi i rëndë i rrugëve të reja të ndërtuara nga ministria e linjës së zv/kryeministres Belinda Balluku apo rrjedhjen e ujërave në tunelin e pakolauduar të Llogarasë në Vlorë. Ai tha se faktori kryesor mbetet mungesa e një studimi gjeologjik nëntokësor për ujërat kryesisht, përveç përbërjes së dherave apo formacioneve sedimentare të tokës, nëse janë të qëndrueshme. “Edhe çështja e tunelit të Llogarasë ka të bëjë me studimin gjeologjik, pasi në shumë raste nuk bëhen. Ndaj ndodh edhe rënia e ujërave atje aktualisht, pra atje nuk është bërë studimi gjeologjik për ujërat nëntokësorë. Ujërat nëntokësorë bëhen shkak për shembjen e betonit. Dhe nga ajo që kemi dëgjuar nga ekspertët se nuk ka...