Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Ka zgjatur afro 2 orë takimi i kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët socialistë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Siç raporton gazetarja e Klan News, Greta Bullari, kjo mbledhje (me dyer të mbyllura) erdhi në kuadër të turit të tij “Punët e Shqipërisë”, ndërsa u diskutuan çështje të tjera me interes për pushtetin vendor dhe përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve. Mësohet se kreu i qeverisë ka kërkuar ngritjen e emergjencave në nivel lokal, ndërsa ka vënë theksin te mbledhja dhe përpunimi i mbetjeve, sidomos në zonat turistike. Në fokus është edhe Paketa e Maleve, puna për të cilën duhet të jetë e vrullshme nga ana e kryebashkiakëve, pasi kreu i qeverisë ka vënë një kusht për rikandidimin e tyre që lidhet pikërisht me këtë nismë....