“Rrëshqitja e dherave ka zero lidhje me korrupsionin”/ Rama komenton rrugën e shembur Librazhd-Prrenjas: Terreni…
Kryeministri Edi Rama ka folur sot për aksin e shembur rrogor Librazhd-Prrenjas, për të cilin tha se lidhje e korrupsionit me atë zhvillim është zero. “Lidhja e korrupsionit me atë rrëshqitje është zero. Ka një gjeologji të vështirë dhe rrëshqitja nuk ka afektuar aksin e ri, por rrugën e vjetër. Në një vend ku terreni malor janë afektuar ndjeshëm, siç kanë ndodhur në shumë vende, për shkak të reshjeve intensive të këtij dimri. ARRSH ka ndërhyrë menjëherë me masa emergjence, policia e shtetit prani 24 orë për të garantuar sigurinë. Puna intensive për hapjen e rrugës alternative nuk është ndalur asnjë minutë. Duhet garantuar stabilizimi i thelluar për t’i dhënë fund një herë e mirë problemit”, tha mes të tjerash Rama.
Burimi:
sot.com.al