Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Administrimi, transporti dhe deklasifikimi i informacioneve sekrete në Shqipëri pritet t’i nënshtrohen rregullave të reja, më të rrepta, por njëkohësisht më fleksibël për institucionet shtetërore. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK) ka depozituar një projektligj që synon të ndryshojë ligjin bazë nr. 10/2023 “Për informacionin e klasifikuar”. Sipas relacionit shoqërues, nisma e re vjen si nevojë për të zgjidhur ngërçet e hasura në praktikë nga institucionet që prodhojnë dhe përpunojnë informacione sekrete, si dhe për të përafruar legjislacionin shqiptar me direktivat e Bashkimit Evropian për sigurinë (acquis e BE-së), shkruan rtsh.al. Delegimi i kompetencave me leje të Kryeministrit Një nga problematikat e adresuara në projektligj është pamundësia e titullarëve të institucioneve për të ushtruar të drejtën e “Autoritetit Klasifikues” në raste të...