Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Rokadë e bujshme në Policinë e Shtetit/ Emrat e drejtuesve të rinj që ‘lëvizin’ komisariatet
Emërime të reja janë kryer nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në struktura të ndryshme në veri të vendit. Pasi u shkarkua nga detyra si Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës, ndërsa Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër, pas shkarkimit nga detyra si zv.drejtor për Rendin në Lezhë. Mariglen Duçi, i cili ishte Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër, është emëruar shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, ndërsa Besmir Dervishi ka marrë detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë, pas shkarkimit nga detyra e Shefit të Komisariatit të Policisë Kamëz, Ndërkohë, Ervis Gjoshi...