“Rilindja e zhytur në skandale”/ ‘Foltore’ e PD, Rira: Kemi të bëjmë me zhvatje, ku Krifca nuk mban asnjë përgjegjësi

“Rilindja e zhytur në skandale”/ ‘Foltore’ e PD, Rira: Kemi të bëjmë me zhvatje, ku Krifca nuk mban asnjë përgjegjësi

Në foltoren e PD-së, Miranda Rira, anëtare e Kryesisë së PL-së, u shpreh se qeverisja e Rilindjes pas katër mandateve ka zhytur Shqipërinë në krizë të thellë në të gjitha sektorët kyç të shoqërisë. Ajo denoncoi keqmenaxhimin, korrupsionin galopant dhe shpërdorimin e fondeve publike në arsim, shëndetësi, bujqësi dhe infrastrukturë, duke theksuar se vendi është përballur me mbyllje shkollash, rënie të cilësisë së arsimit, rritje të çmimeve dhe shpopullim dramatik. Rira vuri në dukje se kjo situatë ka krijuar një emergjencë sociale dhe ekonomike, ku shqiptarët përballen çdo ditë me pasiguri dhe varfëri, ndërsa qeveria ka prioritizuar interesat klienteliste dhe koncesionet, duke injoruar nevojat reale të qytetarëve. Fjala e saj: Pas pothuajse katër mandateve në qeverisje, Rilindja është zhytur gjithnjë e më shumë në skandale...