Rikthimi i Veliajt në detyrë, zbardhet vendimi i GJK: Nuk u analizua shkaku i mungesës për tre muaj

Rikthimi i Veliajt në detyrë, zbardhet vendimi i GJK: Nuk u analizua shkaku i mungesës për tre muaj

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për çështjen e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke i dhënë të drejtë kryebashkiakut dhe duke rrëzuar vendimet e Këshillit të Ministrave dhe Presidentit të Republikës. Në seancën plenare publike të datës 31 tetor 2025, Gjykata Kushtetuese, e kryesuar nga Holta Zaçaj dhe me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve, shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga Erion Veliaj, i përfaqësuar nga avokatët Alban Dokushi dhe Ermal Yzeiraj. Si subjekte të interesuara në proces ishin Presidenti i Republikës dhe Këshilli i Ministrave. Me shumicë votash, Gjykata vendosi pranimin e kërkesës dhe shfuqizimin e vendimit nr. 539, datë 25 shtator 2025 të Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, duke e cilësuar atë...