Rikthimi i TikTok/ Rama: Janë vendosur mekanizma të rinj sigurie

Rikthimi i TikTok/ Rama: Janë vendosur mekanizma të rinj sigurie

Kryeministri Edi Rama ka folur në podcastin e tij “Flasim” për rihapjen e platformës TikTok në Shqipëri, pas bllokimit që zgjati rreth një vit. Rama theksoi se ky vendim ishte paralajmëruar më herët dhe vjen si rezultat i një procesi serioz rishikimi dhe bashkëpunimi me kompaninë Sipas kryeministrit, pas vendimit për bllokimin e TikTok, platforma ka treguar gatishmëri për dialog dhe bashkëpunim me autoritetet shqiptare. “Për befasinë tonë të këndshme dhe pozitive, TikTok ishte i hapur dhe aktiv në ndërtimin e një dialogu me ne pasi bëmë bllokimin. TikTok nuk na ka çuar në gjyq”, u shpreh Rama. Ai theksoi se vendimi për rihapjen e aplikacionit nuk përbën një dorëzim dhe as mbyllje sysh ndaj problematikave që ishin evidentuar më herët. “Vendimi ynë nuk është...