Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale
Qeveria ka miratuar një vendim të ri që vendos standarde teknike dhe rregulla minimale për rikthimin funksionimin e platformave të basteve sportive online në Shqipëri. Vendimi u miratua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të zhvilluar më 11 mars 2026 dhe synon të rrisë nivelin e kontrollit dhe transparencës në aktivitetin e basteve sportive online që ofrohen nga subjektet e licencuara. Vendimi përcakton kriteret teknike dhe kërkesat bazë që duhet të plotësojnë sistemet, faqet e internetit dhe aplikacionet për bastet sportive online. Ndër të tjera, ai parashikon standardet minimale që duhet të përmbushin sistemet përmes të cilave administrohen, menaxhohen dhe zhvillohen bastet sportive online, duke përfshirë si komponentët hardware ashtu edhe ata software. Po ashtu, janë vendosur rregulla të qarta për procesin e identifikimit dhe...
Burimi:
javanews.al