Rikthimi i Ballukut në detyrë, emërohen drejtorët e rinj të KESH dhe ARRSH

Rikthimi i Ballukut në detyrë, emërohen drejtorët e rinj të KESH dhe ARRSH

Heqja e pezullimit ndaj ministres Belinda Balluku nga Gjykata Kushtetuese ka bërë që të firmosen ndryshimet për institucionet që kishin mbetur pa drejtues. Burime për JavaNews thonë se ditën e sotme në mbledhjen e Qeverisë, Ami Kozeli është larguar nga detyra e zv.ministrit dhe është emëruar drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Po ashtu, edhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka tashmë një drejtues. Viola Haxhiademi është emëruar sot administratore e KESH. Nga ana tjetër, Besjan Kadiu ka lënë detyrën e zv.ministrit për t’u emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës. Pezullimi i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, i kishte lënë pa drejtues dy institucionet KESH dhe ARRSH, pas vendosjes në arrest shtëpie të drejtorëve të tyre. Ky shqetësim u ngrit nga Kryeministri Rama duke...