Rikthehen mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, Spiropali: Kosova, prioritet për ne

Rikthehen mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, Spiropali: Kosova, prioritet për ne

Këtë vit pritet të rikthehen mbledhjet e përbashkëta mes dy Qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë konferencës për media mes dy ministrave të Jashtëm, Spiropali konfirmoi se ka ardhur koha për një mbledhje të përbashkët brenda vitit 2026 në Shqipëri ose Kosovë. Hera e fundit kur të dy qeveritë u mblodhën ishte viti 2022 ndërsa mbledhja e virit 2023 e paralajmëruar të mbahej në Gjakovë ishte anuluar për shkak të zhvillimeve në katër komunat veriore dhe tensioneve atë kohë. Konjufca e ka quajtur vëllazëror takimin me homologen Spiropali. Në konferencë për media ai tha se presin thellim të mëtejmë të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe diplomaci të përbashkët. “Takime vëllazërore që e ndajnë fatin e përbashkët historik. Thellim mëtejmë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik në...