Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka reaguar pas arritjes së armëpushimit 15-ditor mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke theksuar impaktin e menjëhershëm që ky zhvillim ka në tregun e energjisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu u shpreh se ky akord mundëson rihapjen e qëndrueshme të Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe për transportin global të naftës. Sipas tij, reflektimi i parë është ndjerë tashmë në bursat ndërkombëtare, ku çmimet kanë pësuar rënie. Vengu bëri thirrje që kjo ulje të pasqyrohet menjëherë edhe në pikat e karburantit në Shqipëri, duke paralajmëruar tregtarët: “Kur çmimet ndërkombëtare bien, çmimet në shitjen me pakicë duhet të bien gjithashtu dhe në të njëjtën masë. Mekanizmat shtetërorë do të garantojnë që, nga importuesit te distributorët, askush mos të...