Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’
Asambleja e PS në Tiranë vijon rienergjizimin në njësinë 3 në Tiranë, ku ndodhet i pranishëm kryeministri Rama. Ai theksoi se ky është takimi i parë në një ansamble ku rezultati është në rritje duke shprehur mirënjohjen. Rama tha se hapja e negociatave me BE është “histori”, ndërsa s’mungoi ironia ndaj opozitës. “Ata ku janë tani, në ktë orë që po flasim? S’janë duke fjetur gjumë se Luli po, po ata të tjerët ku janë? Janë nëpër kafe, janë nëpër shtëpi. Me siguri s’janë duke bërë takim se si do të organizohemi, por kjo s’është sot, është çdo ditë, çdo pasdite. Pastaj thonë ja patronazhistët, ju jeni patronazhistët, suksesin nuk na e fal njeri”, tha Rama.
Burimi:
javanews.al