Rezoluta për Iranin/ Mentor Nazarko: Rreshtim simbolik i Shqipërisë, i është kërkuar ta bëjë
Kuvendi i Shqipërisë voton një rezolutë që e shpall Republikën Islamike të Iranit si shtet sponsor të terrorizmit. Analisti Mentor Nazarko u shpreh se Shqipëria nuk është shtet pioner me këto veprime, por ndjek shtete të tjerë, dhe ky rreshtim është simbolik. “Është aleanca ku ka zgjedhur Shqipëria të bëjë pjesë, rreshtimi me këto shtete, SHBA dhe Izraeli, që e shtyn të ndërmarrë një vendim të tillë. Rama tha se nuk është Shqipëria pioner. Imagjinoj që Shqipërisë i është kërkuar një gjë e tillë. Por Shqipëria është përplasur edhe në një beteje, sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë. Shqipëria në pranimin e muxhahedinëve kishte vepruar në bazë të të drejtës ndërkombëtare, humanitare. Irani zgjodhi ta kërcënojë Shqipërinë, të bëjë sulm kibernetik, diçka që solli në...
Burimi:
ntv.al