Revista franceze shkruan për Shqipërinë, Rama: Në 5 vite rritëm me 80% numrin e vizitorëve të huaj
Shqipëria po tërheq sërish vëmendjen e medias ndërkombëtare si një destinacion turistik i veçantë dhe i larmishëm. Këtë herë, revista e njohur franceze GEO Magazine i ka dedikuar një artikull vendit tonë, duke e përshkruar atë si një vend me një ofertë të pasur natyrore, historike dhe kulturore. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e kësaj reviste, e cila thekson plazhet e mrekullueshme, malet mahnitëse, dhe natyra magjepsëse që ofron Shqipëria, si dhe trashëgiminë e pasur kulturore me ndikime greke, romake, bizantine, veneciane dhe osmane. Po ashtu, në shkrim përmendet edhe kujtimi i Kanunit, një kod misterioz mesjetar nderi, si dhe ekstravaganca arkitekturore që karakterizon Tiranën moderne. Rama tha se në pesë vitet e fundit Shqipëria ka rritur ofertat e saj turistike, duke arritur një...
Burimi:
javanews.al