“Revanshi”/ GJKKO lehtëson masën e sigurisë për Xhelal Rrajën

“Revanshi”/ GJKKO lehtëson masën e sigurisë për Xhelal Rrajën

GJKKO ka liruar nga burgu Xhelal Rrajën, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene. Nga sot Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja do të gjykohet në “arrest shtëpie”. Ai akuzohet se ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles dhe do të siguronte kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e ish deputetit socialist Arben Ndoka. Xhelal Rraja u arrestua në 10 korrik të 2024, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK për operacionin Revanshi. /vizionplus.tv