Reuters për protestën e opozitës: Policia në Tiranë përdori gaz lotsjellës dhe topa uji!

Reuters për protestën e opozitës: Policia në Tiranë përdori gaz lotsjellës dhe topa uji!

Policia në Tiranë përdori gaz lotsjellës dhe topa uji në përplasje të premten me protestues të opozitës, të cilët kërkonin dorëheqjen e qeverisë shqiptare pas akuza për korrupsion ndaj zv/kryeministres. Demonstruesit hodhën bomba benzinë dhe fishekzjarre drejt zyrës së Kryeministrit Edi Rama, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji. Tensionet politike janë rritur që nga dhjetori, pasi një njësi e posaçme e prokurorisë ngriti aktakuzë ndaj zv/kryeministres Balluku për ndërhyrje të dyshuar në tendera publikë për projekte infrastrukturore të mëdha dhe favorizim të disa kompanive, akuza që Balluku i mohon. Mijëra mbështetës të Partisë Demokratike të opozitës brohoritën “Rama, ik” dhe “Rama në burg”, duke mbajtur flamuj shqiptarë dhe të partisë. “Ditët e Edi Ramës janë të numëruara,” tha kryetari i Partisë...