‘Rënia e eksporteve, kriza e vërtetë e ekonomisë’, Tabaku: Pasojë e një modeli që ka dështuar

‘Rënia e eksporteve, kriza e vërtetë e ekonomisë’, Tabaku: Pasojë e një modeli që ka dështuar

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për rënien e vazhdueshme të eksporteve shqiptare, duke e cilësuar këtë zhvillim si simptomën më të qartë të dështimit të modelit aktual ekonomik. Në një video të publikuar në rrjetet e saj sociale, Tabaku thekson se për të shtatin vit radhazi eksportet janë në rënie, ndërsa produktet “Made in Albania” nuk po arrijnë të shiten as në tregjet rajonale, as në ato europiane. Sipas saj, vetëm gjatë këtij viti eksportet kanë rënë me 6.1%, me pasoja të drejtpërdrejta në tre sektorë kyç të ekonomisë shqiptare: bujqësinë, prodhimin fason dhe energjinë. “Bujqësia ka tetë vite në stanjacion, fasonët që deri dje eksportonin në tregje ndërkombëtare sot nuk po shesin më, ndërsa sektori i energjisë po goditet rëndë nga mungesa e...