Refuzimi i ftesës së Berishës, Qori: S’mund bëhemi pjesë me një palë të së keqes kundër palës tjetër të së keqes

Refuzimi i ftesës së Berishës, Qori: S’mund bëhemi pjesë me një palë të së keqes kundër palës tjetër të së keqes

Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori ka shpjeguar arsyet se përse e ka refuzuar ftesën e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha për t’u përfshirë në koalicion opozitar. Duke folur në emisionin “Tema e Ditës” të Arbër Hitajt në RTSH1, Qori tha se qëndrimi i “Lëvizjes Bashkë” është i qartë dhe i prerë; “Ne nuk mund të bëhemi pjesë me një palë të së keqes kundër palës tjetër të së keqes.” “Askush nuk është habitur nga qëndrimi i “Lëvizjes Bashkë”, madje as Berisha kur e ka hedhur si ftesë nuk besoj se e ka pasur seriozisht se ka pritur se unë apo Lëvizja Bashkë do të hyjmë në koalicion ndonjë ditë me të. Qëndrimi ynë është i qartë; ne jemi kundër qeverisë në radhë të...