Reforma Zgjedhore, Rama batutë me Gjiknurin: Ndiq “porosinë” e Nanos, bëni siç keni bërë përherë
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, sa i përket kërkesave për Reformë Zgjedhore. Në fjalën e tij, Rama, duke bërë vetëironi, theksoi se reformat zgjedhore në Shqipëri ekzistojnë që në kohën kur ai ishte thjesht një piktor. Sipas tij, Shqipëria është i vetmi vend në botë ku bëhen reforma zgjedhore gjithnjë pas zgjedhjeve, edhe pse humbjet për humbësit vijojnë të jenë edhe më të mëdha. Ndërsa me një batutë të Fatos Nanos, i la “porosi” Damian Gjiknurit që të bëjë siç ka bërë gjithmonë me reformën zgjedhore. “Reforma Zgjedhore ka nisur që kur unë isha thjesht dhe vetëm piktor, në urën e Parisit, me thonj të paprerë. Që atëherë komisionet bipartizane mblidheshin, takoheshin. Nuk di ç’të them,...
Burimi:
vizionplus.tv