Reforma zgjedhore, ish-kreu i KQZ: 35 vite komisione bipartizane kanë prodhuar zgjedhje pa standarte 

Reforma zgjedhore, ish-kreu i KQZ: 35 vite komisione bipartizane kanë prodhuar zgjedhje pa standarte 

Janë ngritur dhjetëra komisione bipartizane për reformën zgjedhore në këto 35 vite, por ende nuk janë zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një rrugëtim që është bërë gjithnjë e më i vështirë për politikën shqiptare. Sa herë afrohen zgjedhjet parlamentare apo lokale, dy partitë e mëdha ulen në komisione bipartizane për t’i dhënë ligjit zgjedhor nuancat e interesave të tyre politike dhe për të prodhuar më pas një proces plot probleme. Në fund, raportet e ndërkombëtarëve për Shqipërinë shoqërohen me rezerva për procese zgjedhore që nuk arrijnë standardet ndërkombëtare. Edhe këtë vit, dy partitë politike, PS dhe PD, janë ulur sërish në një komision bipartizan për reformën zgjedhore. Në një intervistë për Tema, eksperti për çështjet elektorale Kristaq Kume flet për sfidat e një...