Reforma zgjedhore, Gonzato takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Të rritet transparenca në financimin e partive

Reforma zgjedhore, Gonzato takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Të rritet transparenca në financimin e partive

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, zhvilloi një takim me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, ku diskutuan mbi ecurinë e reformës zgjedhore dhe hapat që pritet të ndërmerren në javët në vijim. Gonzato theksoi se proceset zgjedhore të besueshme dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare mbeten një prioritet kyç për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ai shtoi se reforma zgjedhore është e domosdoshme për të rritur transparencën në financimin e partive politike, për të garantuar pavarësinë e administratës zgjedhore dhe për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatave. Ambasadori nënvizoi gjithashtu se një reformë e gjerë e rregullave zgjedhore, duke përfshirë zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, është thelbësore për...