Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi protestën e 10 shkurtit si një nga kryengritjet më të fuqishme paqësore në historinë e Shqipërisë pas 20 shkurtit të vitit 1991. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, një ditë më parë Berisha tha se kjo protestë ishte një manifestim i dinjitetit dhe guximit të qytetarëve shqiptarë. “Përsëris mirënjohjen time më të pakufishme për të gjithë ata që iu përgjigjën thirrjes së ndërgjegjes së tyre, që me 10 shkurt, në kryengritjen madhështore paqësore tronditën gjer në palcë narkoregjimin dhe përcollën në çdo zemër, në çdo vatër shqiptare, por edhe te gjithë miqtë e Shqipërisë dhe njerëzit liridashës në botë, mesazhin e shpresës.Unë mund të them se 10 shkurti ishte dita jo vetëm e guximit të...
Burimi:
javanews.al