Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Debati për reformën territoriale vijon të mbetet i fortë mes përfaqësuesve politikë, ku në “Off the Record” nga Andrea Danglli, Grigels Muçollari dhe Alfred Muharremi paraqitën qëndrime të kundërta mbi efektet dhe të ardhmen e saj. Muçollari u ndal te arsyet e ndërmarrjes së reformës dhe rezultatet e saj, duke deklaruar: “Kishte dy kontekste. E para shpenzimet e mëdha për shpenzimet operative, kryesisht për zërin, paga. Dhe e dyta lidhej me një koncept të caktuar për t’i bërë super bashki të cilat të krijonin një pushtet më të fortë lokal të pavarur nga pushteti qendror”. Ai theksoi se qëllimet nuk u arritën, duke shtuar: “Në 2015, përpara se të zbatohej reforma, shpenzimet totale të të gjitha bashkive ishin 260 milion euro. Vitin e kaluar kanë...