Reforma territoriale/ Kuko: Duhet rikalibrim i jetës në territor, të reflektohen ndryshimet demografike dhe ekonomike
Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, njëkohësisht anëtare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, deklaroi se procesi i ri i reformës do të udhëhiqet nga të njëjtat parime themelore që orientuan edhe reformën e vitit 2015, por të përshtatura me realitetet e reja demografike, ekonomike dhe sociale të vendit. E ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, Kuko theksoi se reforma synon të rikalibrojë jetën në territor dhe mënyrën se si ofrohen shërbimet për qytetarët. “Parimet që do udhëheqin deputetët e Kuvendit për të bërë reformën do jenë parimet që kanë udhëhequr dhe reformën e parë. Reforma që rikalibron jetën në territor. Kur flasim për ribërjen e bashkive, riorganizimin e jetës në terrirtor, duhet të marrim parasysh demografinë. Ne kemi pasur ndryshime shumë të mëdha demografike...
Burimi:
javanews.al