Reforma Territoriale, Demo: Prisja të ecte më shpejt, duhet t’i rezistojë faktorit ‘kohë’

Reforma Territoriale, Demo: Prisja të ecte më shpejt, duhet t’i rezistojë faktorit ‘kohë’

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo ka dalë këtë të martë, më 17 mars, në një deklaratë për mediat ku po flet mbi nismat, arritjet dhe sfidat e pushtetit vendor. Duke u ndalur tek Reforma Territoriale, Demo tha që priste që punimet në Komisionin e Posaçëm të ngritur në Parlament për këtë reformë të kishin ecur më shpejt. “Për reformën territoriale nuk e lashë në fund për nga rëndësia por besoj mund të jetë tema për të cilën mund të kemi më shumë pyetje. Besoj se isha i qartë radhën e kaluar. Komisioni i posaçëm në parlament tashmë është duke definuar metodologjinë sa i përket turit dëgjimor që do ndodhë në territor apo dëgjesave që do të zhvillohen në Komisionin e Posaçëm në...