Reforma në spitale/ Sala: Do kalohet në financim sipas pacientëve, jo sipas shtretërve

Reforma në spitale/ Sala: Do kalohet në financim sipas pacientëve, jo sipas shtretërve

Spitalet publike në vend po kalojnë në një fazë të re rikonstrukturimi të shërbimit spitalor. Sipas Ministres së Shëndetësisë, Evis Sala spitalet po rivlerësohen për kalimin nga financimi i bazuar në shtretër në atë të financimit sipas rasteve. Kjo reformë synon rikonceptimin e plotë të të gjithë spitaleve rajonale në vend, për largësinë e tyre nga qendrat e banuara, shfrytëzimin e shtretërve dhe riorganizimin e shërbimeve që kryhen në këto spitale. “Ristrukturimi i shërbimit spitalor, përmes kalimit nga financimi i bazuar në shtretër në financimin sipas rasteve (modeli DRG), duke garantuar që fondet publike të ndjekin shërbimin dhe performancën. Në këtë kuadër do të racionalizohen kapacitetet e 42 spitaleve dhe do të zgjerohen shërbimet”, tha ministrja e Shëndetësisë. Nga Kopenhagen, ku Ministria e Shëndetësisë firmosi...