Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Qeveria e BE-së ka hedhur në tryezë 3 opsione për të reformuar procesin e zgjerimit, për t’u dhënë mundësi vendeve kandidate që të mos rrinë vite në pritje. Këtë e pranoi edhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, në një intervistë për “Politico”, por sipas saj vendimin duhet ta marrin shtetet anëtare të BE-së. Sipas mediave në Bruksel, opsioni i parë është vazhdimi i metodologjisë aktuale të zgjerimit. Opsioni i dytë është integrimi gradual para anëtarësimit të plotë, bazuar në reforma. Ndërsa skenari i fundit për zgjerimin është pranimi i anëtarësimit dhe përfundimi i reformave pas bashkimit me familjen europiane, por kjo do të kishte gjithashtu disa mekanizma sigurie për Unionin. A2CNN iu drejtua KE-së për të mësuar më shumë nëse këto tre propozime u janë...