“Reflektim mbi politikën penale”/ Rama: Drejtësia e sotme është e pavarur, por jo e paanshme dhe cilësore

“Reflektim mbi politikën penale”/ Rama: Drejtësia e sotme është e pavarur, por jo e paanshme dhe cilësore

Kryeministri Edi Rama, në podcastin e tij “Flasim”, theksoi nevojën për një reflektim të thellë dhe të përgjegjshëm mbi politikën penale në vend. Ai nënvizoi rëndësinë e adresimit të problematikave të mprehta, ndërkohë që theksoi mbrojtjen e pavarësisë së sistemit drejtësor, promovimin e paanësisë dhe përmirësimin e cilësisë së drejtësisë. Rama shtoi se, megjithëse Shqipëria ka arritur të krijojë një drejtësi të pavarur falë lidershipit të Partisë Socialiste dhe mbështetjes bipartizane të qytetarëve, ende nuk ekziston një drejtësi plotësisht e paanshme dhe cilësore. Ai theksoi se përkushtimi i tij ndaj politikës nuk ka të bëjë me lehtësinë, por me sfidat dhe përgjegjësitë e saj. “Siç e kam thënë na duhet një reflektim i madh, serioz dhe largpamës mbi politikën penale në Shqipëri, sepse duhet të...