Reagimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, Rama: U shfaqën me gjuhë të papranueshme dhe pajustifikueshme
Qëndrimet e përsëritura publike të kryeministrit Edi Rama kundër betejës së gjyqtarëve në Kushtetuese për çështjen e pagave të tyre, janë konsideruar si një “fushatë spekulimesh” nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve një ditë më parë. Në një deklaratë publike, Shoqata e gjyqtarëve flet për një “tymnajë populiste që është krijuar dhe shpërndarë me qëllim linçimin e gjyqtarëve dhe shoqatave të tyre lidhur me një proces gjyqësor kushtetues, i cili ndodhet në fazën e vendimmarrjes përfundimtare”. Reagimi i Shoqatës përmban tone të ashpra ndaj kreut të qeverisë, deklaratat e të cilit, të reflektuara dhe në media, etiketohen si “përbaltje kryeministrore, publike, tërësisht histerike, që synon të ndezë kundërshtitë në opinionin publik për një vendimmarrje dhe proces kushtetues që duhet të zhvillohet në sallën e gjykimit”. Këtij reagimi i është përgjigjur...
Burimi:
javanews.al