Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Reagimi i ashpër i Petrit Vasilit: Rama mbron horrat, sepse dardhat e AKSHI-t i ka ngrënë vetë…
Në një reagim të ashpër pas daljes publike të kryeministrit, ish deputeti i PL Petrit Vasili ka akuzuar Edi Ramën se po mbron haptazi korrupsionin dhe zyrtarët e përfshirë në skandalin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke vepruar si avokati i tyre. Sipas Vasilit, qëndrimi i Ramës është provë e një njeriu “të kapur me presh në dorë”, i cili ka humbur çdo parametër minimal të postit që mban.Duke folur mbi çështjen, Vasili tërhoqi një paralele mes qëndrimit aktual të kryeministrit dhe deklaratave të tij të mëparshme për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Ai kujtoi se si Rama atëherë deklaronte se “po ta kishte në dorë, do ta shqente” Ahmetajn, ndërsa sot del në mbrojtje të drejtuesve të AKSHI-t, edhe pse bëhet fjalë për...