Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka komentuar reagimin e Ambasadës Gjermane drejtuar Partisë Demokratike ku dënohet ashpër dhuna e përdorur dje në protestë. Teksa hidhnin molotovë drejt institucioneve dhe efektivëve të policisë, në duar militantët e Berishës mbanin flamuj gjermanë. “Ka pasur zjarr dje në #Tiranë?! I njëjti në 35 vite eeee?! Po lexoj që dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë!! Po gjermanët qenkan kundër dhe ashpër madje; Lexojeni Gjermaninë!! Dhe lexojeni gjithmonë, jo veç për zjarrin!!”, shkruan Braçe.