Reagimet e Ambasadës Britanike e Gjermane, Rama: Balluku nuk akuzohet për korrupsion
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në platformën “X” pas deklaratave të Ambasadës së Britanisë së Madhe dhe Ambasadës Gjermane. Ambasada Gjermane reagoi menjëherë pas vendimit të sotëm të Kuvendit që votoi kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson se kusht i domosdoshëm për të bërë progres me integrimin, është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë. Ndërsa Ambasada e Britanisë së Madhe theksoi se “imuniteti parlamentar nuk duhet të jetë pengesë e llogaridhënies”.Në postimin e tij, Edi Rama thekson se “Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë, i patrazuar as nga pengimi as nga yshtja e SPAK-ut, prej...
Burimi:
opinion.al